BDI si pjesë e Qeverisë duhet të bëjë trysni dhe kushtëzojë LSDM-në për Ligjin për Shtetësinë. Kështu thotë Halil Snopçe nga ASH, sipas të cilit ata si opozitë për këtë ligj nuk mund të bëjnë trysni te VMRO-ja.
“BDI-ja duhet të ushtron trysni si pjesë e qverisë dhe ta kushtëzojë pratnerin e vet, pasi ky ligj është i patjetërsueshëm për t’u sjellë. Ne e propozuam këtë ligj, pasi i njejti ka qenë edhe propozim i yni parazgjedhor. Ne kemi premtuam në fuashtën zgjedhore se nëse jemi pjesë e qeverisë në 100 ditëshin e parë do ta zgjedhim këtë problem. Por, fatkeqësisht nuk jemi pjesë e qeverisë. Megjithatë, e kemi shftytëzuar mundësinë që edhe si parti opozitare që të propozojmë në afatin e 100 ditëshit. Ne nuk kemi dilema se partitë shqiptare edhe deputetët shqiptarë nga LSDM, do ta pranojnë këtë çështje. Por, roli i BDI-së është vendimtar për të ushtriar trysni te partneri qeverisës sepse ne nuk kemi mundësi të ushtrojmë trysni te VMRO-ja. Ne nuk kemi koalicion dhe jamei parti opozitare”, deklaroi deputeti i ASh-së, Halil Snopçe.