Kryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Kuvendit të Sllovenisë, Talat Xhaferi dhe Dejan Zhidan, vlerësuan se marrëdhëniet midis të dyja vendeve bazohen në miq[si të mirë, mirëkuptim të ndërsjellë, bashkëpunim dhe mbështetje në rrugën tonë euroatlantike.
“Bashkërisht u pajtuam se frekuenca e shprehur të vizitave në bashkëpunimin parlamentar në dy vitet e fundit në bazë dypalëshe, megjithatë edhe në suaza të deputetëve dhe shërbimit paraqesin konfirmim se fuqimisht se jemi të interesuar të bashkëpunojmë, shfrytëzojmë përvoja, veçanërisht nga rruga që Sllovenia e ka kaluar që në vitin 2004 kur u bë anëtare e plotfuqishme e BE-së dhe e NATO-s, ndërsa këto janë edhe përcaktimet tona strategjike që nga pavarësia e vendit”, tha kryetari i Kuvendit, Xhaferi.
Ai, siç tha, vetëm një ditë nga ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO në Kuvendin tonë pret që së shpejti ta bëjë edhe vendi i fundit anëtar i kësaj aleance të fuqishme.
Kryetari i Kuvendit theksoi se Sllovenia është investuesi i pestë më i madh në vend dhe se duhet ta intensifikojmë edhe më tepër këtë bashkëpunim të shkëlqyer në më shumë fusha siç është ekonoMEDIAL, bujqësia, energjetika, industria, mjedisi i jetesës, arsimi dhe fusha të tjera.
Kryetari i Kuvendit të Sllovenisë është i mahnitur nga filmi dokumentar “Toka e Mjaltit” i cili e qëlloi dhe ka vendosur për këtë vizitë të mbajë kravatë me bletë.
“Nëse Sllovenia do të vendoste sigurisht do të fitonte dy ‘oskarë’”, tha Zhidani.
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Sllovenisë nesër do të nënshkruajnë marrëveshje teknike për bashkëpunim në më shumë fusha. por Zhidani e ka theksuar marrëveshjen në pjesën e arsimit dhe mundësinë që do të hapet për shkollimin e mijëra të rinjve nga vendi në Slloveni.



