Autoritetet serbe mbrëmë kanë ndaluar në kufi autobusin me anëtarët e Ansamblit Shtetëror të Valleve dhe Këngëve “Tanec” pasi që kanë zbuluar se është i mbushur përplotë me cigare, shishe vene dhe rakie, njoftoi portali Libertas. Ansambli po udhëtonte për koncerte në Kroaci, Slloveni dhe Austri dhe se pas dyshimeve të para, autoritetet doganore në Tabanoc kanë urdhëruar që autobusi të të hyjë në skaner, ku më pas siç raportohet janë gjetur këto gjësende të ndaluara dhe që në tregun e zi në Slloveni dhe Austri do të shiteshin me çmime të majme. Ky rast po fshihet nga shumica e
mediave, të cilat nuk kanë raportuar për skandalin. (INA)
Data 12.09.2025
Aktuale
- Komploti për grusht shteti “fundos” ish-presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro dënohet me 27 vite burg
- Limaj: Basha duhet të largohet nga posti i kryetarit të Kuvendit për fyerje ndaj historisë së Kosovës
- Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje/ Autobusi me targa greke merr përpara motorin, vdes në vend 72-vjeçari
- Humbin jetën dy punëtorë, njëri në Dellçevë dhe një në Kavadar
- Eurodeputetët: Kjo Serbi s`ka vend në Bashkimin Evropian
- Hasani: Po të kishte pak sens të drejtësisë, presidentja s’do të çonte komente në Kushtetuese
- Mesut Bajrami: Alternativa në Kumanovë paska ngelur me vetëm 19 persona, së bashku me aktivistë, prej të cilëve 8 janë funksionarë!
- Gjeorgjievksi për planet e transportit publik në Shkup