Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati shtetëror i tregut nuk japin asnjë informatë lidhur me analizat dhe fajtorin për hyrjen dhe përdorimin e mazutit. Ministri Kreshnik Bekteshi deklaroi se pas grumbullimit të analizave nga të gjitha Institucionet, detaje për këtë çështje do të japin të martën. Drejtuesja e Inspektoratit të tregut Aneta Simeska Dimovska tha se kanë filluar inspektimet intensive nëpër pikat e karburantit, me qëllim që të kontrollohet cilësia e tyre. Sipas saj me laboratorin mobil, nafta dhe benzina do të kontrollohen në kufi gjatë importit.
