Me 26.02.2019 në ora 15.30 në Stacionin Policor në Kavadar, një vajzë 29 vjeçare nga Kavadari ka lajmëruar se me 24.02.2019 rreth orës 22.30 në dhomën e saj, familjari i saj I.A.(28) nga Kavadari e ka përdhunuar, transmeton Almakos.
Sipas paraqitjes në polici, ata fillimisht kanë nisur që të puthen, ku pastaj ajo i ka thënë që të ndalet, por ai ka vazhduar me përdhunimin. I.A. është gjetur dhe me të është biseduar në stacionin policor. Me urdhrin e Prokurorit Publik, J.P. do të dërgohet deri te Instituti për Mjekësi Gjyqësore në Shkup për kontroll dhe ekspertizë. Po punohet në zbardhjen e rastit.