Kryetari i Forumit rinor të BDI-së, Bledar Ziba është emëruar nga ana e KSHZ-së si kryetar i komisionit komunal të Strugës. Ky alarm vjen nga Lëvizja Besa në Strugë, e cila ka kërkuar që me urgjencë të bëhet shkarkimi i tij dhe për këtë të ndërhyjë edhe OSBE/ODIHR dhe institucionet e tjera, informon INA.
“Ne si Rilindje me Besë shprehim dyshimin dhe indinjatën tonë se edhe në këtë proces zgjedhor do të tentohet të ketë manipulime të llojeve të ndryshme siç i kemi pasur në të kaluarën . Këtë shqetësim e shprehim nga shkaku se si është e mundur që Kryetari i forumit rinor të BDI-së, të emërtohet nga ana e KSHZ-së si kryetari i komisionit komunal të Strugës. Andaj bazuar në këtë fakt ne si subjekt publikisht pyesim KSHZ-në, se si e ka emëruar këtë person në atë detyrë, dhe njëherit pyesim se si të besojmë se edhe ky proces zgjedhor nuk do të keqpërdoret me të drejten më sublime të çdo qytetari e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Si dëshmi të këtij reagimi paraqesim edhe fotografitë të bëra më date 26 nëntor 2016, takime me qytetarët”, thekson Lëvizja BESA në Strugë.
Data 24.09.2026
Aktuale
- Sulme me raketa ruse në Kiev, të paktën dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur
- Ka ndërruar jetë 13 vjeçari nga Shkupi që u therr me thikë para tri javësh në Çair
- Mickoski e Kurti takohen në Nju Jork, diskutojnë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal
- Trump pret Xi Jinping me ceremoni të veçantë në Uashington
- Moti sot: mëngjes i ftohtë, gjatë ditës diell dhe temperatura deri në 24°C
- Apple po zhvillon një pajisje shëndetësore inovative pa ekran, rivale e Whoop
- Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet masakër ndaj civilëve në Gaza
- Bie zjarr në fushën e Lazaratit


