Dy persona të lidhur me sistemin gjyqësor në Shkupi janë arrestuar nën dyshimet për korrupsion, pasi dyshohet se kanë tentuar të ndikojnë në vendimmarrje gjyqësore përmes ryshfetit.
Sipas autoriteteve, një polic gjyqësor dhe një furnizues mallrash të punësuar në Gjykatën Penale në Shkup janë përfshirë në një skemë të dyshuar ndërmjetësimi, me synim ndikimin në procese që zhvillohen në instanca më të larta, përfshirë Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.
Rasti lidhet me një çështje ku është shqiptuar dënim me një vit burg për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të armëve, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë premtuar ndërhyrje në këmbim të përfitimeve financiare.
Gjykata ka vendosur masë paraburgimi 30-ditor për policin gjyqësor, ndërsa për personin tjetër, i cili akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi hetimet, por theksojnë se rasti është pjesë e përpjekjeve për goditjen e korrupsionit brenda institucioneve.(INA)


