Në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë, drejtori Maqedonas, Aleksandër Baçevski ka dënuar gjithë mësimdhënësit shqiptarë në këtë shkollë për gjoja iventar të dëmtuar nga ana e nxënësve, ndërsa inspektorati shtetëror arsimor hesht sikurse të mos ketë ndodhur asgjë.
Po ashtu vendimet janë shkruar vetëm në gjuhën maqedonase duke mos respektuar ligjin për gjuhën shqipe si dhe duke injoruar përbërjen shumicë të shqiptarëve në këtë shkollë. Nëse vërehen mirë listat e publikuara nga ana e Baçevskit shihet qartë se aty nuk fguron asnjë mësimdhënës maqedonas. Ndryshe, Baçevski erdhi si drejtor pas Sherif Abdurahmanit si pasoj e marëveshjes mes BDI dhe VMRO-së për konstituimin e këshillit komunal të Tetovës, ku Abdurahmani kaloi në postin e zv.drejtorit. Nga ky dënim duket qartë që ndihmësit e Baçevskit janë vetëm numër dhe të pafuqishëm për ti mbrojtur mësimdhënësit shqiptar. “Nëse Baçevski nuk e tërheq këtë vendim të pabazuar atëher mësimdhënësit do ta bojkotojn mësimin deri në dorheqen e tij”, thotë një mësimdhënës në kushte anonimiteti për Lajm.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Kriza demografike thellohet në RMV, Tetova e Gostivari me qindra lindje më pak se në vitin 2021
- Pacientët nuk do të enden më nga sporteli në sportel, të gjitha analizat dhe terapitë do të jenë te mjeku
- Pas përplasjes me Jozin, Edi shfaqet në St. Tropez me makinë luksoze
- Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj
- Horror në poliklinikën “Bukuresht” – sulmohet fizikisht mjeku, përfundon me lëndime të rënda
- SHBA-ja dëboi mbi 25 mijë migrantë drejt vendeve me të cilat nuk kishin lidhje
- Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë
- Reagimi i dy kryeministrave nga SHBA: Kurti kërkon rishikimin e verdiktit të Speciales, Rama mbështet Kosovën


