Sa më shumë armiq, aq më i madh nderi për mua. Kështu është përgjigjur ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer, në pyetjen se si i komenton deklaratat e presidentit Gjorge Ivanov, në të cilën ai e ka akuzuar se transmeton gënjeshtra dhe të pavërteta për Maqedonisë, dhe si rezultat i kësaj, MPJ e Gjermanisë dërgon komunikata të këqija.
Këtë koment Althauzer e dha në gjuhën maqedonase pasi theksoi se dje ka qenë një ditë e rëndësishme për Maqedoninë. Ajo ka shtuar se Gjermania është vend mik i Maqedonisë dhe se është e gatshme të vazhdoj të ndihmoj atë.
“Sa më shumë armiq, aq më i madh nderi për mua. Personalisht kam raporte të shkëlqyeshme profesionale me presidentin si dhe me politikanë tjerë nga ky vend. Puna ime në Berlin është e vlerësuar lartë nga ministri i punëve të jashtme dhe nga kancelari dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Berlin.”, ka deklaruar Kristine Althauzer, Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup
Ndaj deklaratës së presidentit Ivanov, kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Ata thonë se akuzat e tij drejtuar diplomatëve gjermanë janë të gabuara.
“Akuzat drejtuar diplomatëve gjermanë dhe vendeve tjera mike janë të gabuara. Siç është e njohur, vlerësimet të cilat i transmetohen vendit nikoqir, gjithmonë dakordohen në koordinim të ngushtë në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës.”, kanë thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbrëmë në një intervistë, e akuzoi ambasadoren gjermane në Maqedoni, Kristine Althauzer se ka shpërndarë, siç theksoi ai, lajme të rrejshme, duke shtuar se niveli i ambasadores gjermane është, siç tha ai, ofendim për vendin.
“Duhet që të na shqetësojë kualiteti i një pjese të diplomatëve në Republikën e Maqedonisë. Ambasadori i Ministrisë së Gjermanisë është shërbyer lajme të rreme, kështu që Merkel patjetër duhej që të kërkojë falje për informatat e pasakta të cilat i ka marrë nga ambasada e tyre. I bëj apel Gjermanisë, se niveli I tillë I diplomatëve është ofendim për vendin tonë. Është e palejueshme komunikata e Ambasadës së Gjermanisë, të bazohet në informata të rrejshme.”, deklaroi Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.
Reagimi i këtij të fundit, vjen pas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku e përshëndesin vendimin e presidentit Ivanov, por të njëjtin e konsiderojnë të vonuar.
“Është zhvillim pozitiv që presidenti Ivanov lëshoi pe dhe ndaloi së bllokuari formimin e Qeverisë së re. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tashmë ka mandat për formim të Qeverisë. Ky është hapi i parë i rëndësishëm për tejkalim të krizës politike në të cilën gjendet Maqedonia. Ftojmë të gjithë aktorët që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive kurse ajo vlen edhe për bisedimet koalicionuese.”, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.
Nga atje paralajmëruan që aktorët politik të ndalojnë me intrigat dhe bllokadat dhe t’ju shërbejnë interesave të qytetarëve.
www.dailymotion.com/embed/video/x5mt0fm” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Skandal diplomatik/ Presidenti Ivanov hyn në… by tvshenjaofficial

