Një skandal i vërtet është duke e tronditur opinionin shqiptarë në Komunën e Likovës. Prej me datën 15 prill të vitit 2018, kur për shkak të një defekti në fshatin Ropalcë, kanë shpërthyer gypat dhe uji po rrjedh midis rrugës, deri më tani nuk kanë reaguar institucionet kompetente si Ndërmarrja Publike Ujësjellësi për të mënjanuar këtë problem.
Ky institucion është arsyetuar me atë se për shkak të mospagesës së rregullt të faturës së ujit nga ana e dhjetë shtëpive që e keqpërdorin ujin, ata nuk janë duke ndërmarr asnjë veprim.
Banorët e shqetësuar kanë kërkuar ndihmë te organet e komunës për të zgjidhur këtë problem i cili është tejet shqetësues. Por deri më tani nga organet e komunës nuk është ndërmarr asnjë veprim konkret në zgjidhjen e këtij problemi.
Banorët ndjehen të shqetësuar për periudhën e vjeshtës dhe dimrit nëse ngel i pazgjidhur ky problem. Nga ngricat që mund të krijohen prej këtij uji, fëmijët e tyre, gratë dhe pleqtë gjenden para rrezikut të dëmtimeve të mundshme fizike./Almakos/