Mbrëmë ka përfunduar afati për parashtrim të padive deri te Gjykata Administrative për vendimet e Komisionit shtetëror zgjedhor rreth ankimimeve nga partitë për votim dhe grumbullim të votave rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.
LSDM-ja kumtoi se ka parashtruar katër padi deri te Gjykata Administrative, të cilat kanë të bëjnë me votimin në vendvotimin në Njësinë zgjedhore 6. Lëvizja Besa, bëri të ditur se nuk do të ngritë padi deri te Gjykata Administrative rreth vendimeve të KSHZ-së që të hedh poshtë shtatë nga tetë ankimimet e tyre për procesin zgjedhor.
KSHZ-ja ka pranuar vetëm një ankimim të Lëvizjes BESA dhe anuloi votimin në një vendvotim në Gostivar, ndërsa i ka hedhur poshtë gjashtë ankimimet e parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja.