Alsat 2020-04-17T16:17:17+02:00
Nuk ka përgjigje nga qeveria, nëse do të shpallet gjendje krize dhe karantinë 14-ditore në Kumanovë, masë e kërkuar nga shtabi komunal i krizave. Disa herë, kreu i komunës kërkoi që Qeveria të marrë vendim që në qytet të vendoset masë e karantinës 14-ditore, duke ndjekur shembullin e Dibrës për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga Kovid 19, por edhe nivelit të lartë të punonjësve shëndetësorë të infektuar nga spitali i Kumanovës. Ministri i Shëndetësisë Filipçe tha dje në një konferencë për shtyp se vendimi i karantinës duhet të merret sot.
Loading…


