Greva në shkolla do të vazhdojë ende ndërsa SASHK-u nuk ndjen asnjë përgjegjësi për shkak të ndërprerjes së procesit edukativ-arsimor. Këtë e tha Jakim Nedellkov, kreu i SASHK-ut, pas takimit të sotëm me anëtarët. Shtoi se sipas marrëveshjes kolektive, punëdhënësi ka për obligim t’i paguajë rrogat në kohë greve.
Gjatë ditës së nesërme do të mblidhen të dhëna lidhur me atë se sa mësimdhënës do të vazhdonin të mbanin mësim, kurse pas së martës do të dihet gjendja reale. Në ndërkohë dialogu social po vazhdon. Ministri thotë se SAShK-u duhet të ketë mirëkuptim për tërë situatën ekonomike jo vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjithë botën.
Nuk ka presione dhe shantazhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, bëhet fjalë për respektim të Ligjit dhe marrëveshjes kolektive-thotë ministra Trençevska.
“Në marrëveshjen kolektive janë definuar mirë obligimet e punëdhënësit në rast të grevës. E njëjta gjë është definuar edhe brenda ligjit për marrëdhënie pune ku thuhet se në kushte të grevës punëdhënësi ka obligim që t’i paguajë kontributet të gjithë punëtorëve që kanë dalë në grevë sipas bazës më të ulët për pagesën e kontributeve”, pohoi Jovana Trençevska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
Greva e përgjithshme po vazhdon derisa plotësohet kërkesa e SASHK-ut për rritje të rrogave për 18,4%.