Kryetari i Sindikatës të punonjësve të Administratës të Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave qytetare (AOGJSH), Pece Grujovski në kofnerencën e sotme për shtyp e kualifikon sjelljen e zëvendësministrit plotësues në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski, si të pashembullt, sepse, siç tha, ajo paraqet shkelje të integritetit personal të të punësuarve dhe mobing.
“Apelojnë te të gjithë bartësit e funksioneve publike të përmbahen në periudhën e mëtutjeshme deri në zgjedhje nga incizimet, ndërsa përderisa është e nevojshme për procesin e punës, obligohen ta paralajmërojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë për mbrojtje të të dhënave personale”, theksoi Grujovski.
Ai theksoi se me qëllim të parandalimit të ngjarjeve të tilla të mëtutjeshme, Sindikata e AOGJSH-së do t’i njoftojë edhe Federatën evropiane dhe botërore të sindikatave nga sektori publik, të cilët, siç citoi, kanë ndikim të madh në institucionet evropiane.
“Bartësit e funksioneve publike të mos e keqpërdorin administratën e tyre dhe të mos e shfrytëzojnë për marketing partiak personal dhe interesa për shkak të realizimit të qëllimeve zgjedhore”; theksoi kryetari i AOGJSH.
Në pyetjen e gazetarëve rreth asaj se administrata shfrytëzohet për qëllime partiake, dhe siç citohet, nuk e kryen funksionin e tij adekuat, Grujovski theksoi se administrata publike para dhe pas zgjedhjeve është goditje e partive nga njëra anë dhe tjetra.
I pyetur se çka do të ndërmarrë Sindikata në lidhje me sjelljen e Tripunovskit, kryetari i AOGJSH tha se nuk mund të ndërmarrin asgjë.
Njëherit të premten, Tripunoski publikoi video-incizim në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk, të quajtur “Vizitë e jashtëzakonshme dhe kontroll në NJR Berovë”.
Për videon dje reaguan edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
MSHIA kumtoi se e dënon çdo përpjekje për keqpërdorim dhe mobing të administratës.



