Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë.
Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri. E di që babai e ka marrë me vete atje por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai.
“Jam 10 vjeç” thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh.
Kur gazetari i A2 Jul Kasapi e pyet se kush e ka sjellë në Siri djaloshi përgjigjet: “Babi im”.Por sipas informacioneve që kanë mbërritur në Pa Censurë vogëlushi është nga Gostivari dhe quhet Osama Fidani, familjarë të tij i bëjnë apel shtetit të RMVsë që ta kthej në shtëpi!