Rifillojnë bombardimet në Kiev. Një sërë shpërthimesh të forta janë dëgjuar në orët e para të mbrëmjes.
CNN raporton se sirenat paralajmëruese u dëgjuan ngado në kryeqytetin ukrainas në 10:40 p.m. me orën lokale, teksa trupat ruse vijojnë përpjekjet për pushtimin.
Më herët gjatë ditës së sotme, trupat ruse sulmuan zonën pranë kullës televizive në Kiev, duke vrarë 5 civilë dhe duke plagosur 5 të tjerë. Duket se Kievi po kalon momente të vështira.
Sanksionet ndërkombëtare kanë qenë të forta gjatë ditës së sotme. Por Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet.