Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka përcjell një porosi pasi që është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie për zgjedhjet e 12 prillit.
“Jam i nderuar dhe mirënjohës që sot u zgjodha shef i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët. Për mua, kjo është një nxitje tjetër e fortë në angazhimin tim të partisë për të zhvilluar zgjedhje të ndershme dhe demokratike në vend. Kemi vizion dhe qëllim shumë të qartë: një fitore bindëse dhe e sigurt e Aleancës për Shqiptarët. Rruga drejt këtij qëllimi është përmes ndjekjes së nevojave të qytetarëve, udhëheqjes së përgjegjshme, fushatave të ndershme, përkushtimit për të afirmuar programin strategjik dhe vizionin, ballafaqimin përmes argumenteve, jo manipulimin, përmes qëndrimeve të forta dhe një gatishmëri të palëkundur për të kontribuar fuqimisht në demokraci, rritje dhe zhvillim të shoqërisë.”, theksoi Taravari. Sipas tij, është koha për të lëvizur drejt fitores, është koha për të dëgjuar vullnetin e njerëzve. Këtë e meritojmë!(
Data 16.03.2026
Aktuale
- Edhe një shtrenjtim i madh i çmimeve të derivateve të naftës
- “Markun dhe nënën e tij s’do i falim kurrë!”- Rreth një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, prindërit e shqiptares: Shkelën gjakun e fëmijës sonë! S’duam të kujtohet si “vajza e valixhes”
- Skandal në Gjykatën e Tetovës: Rifillon nga pika zero gjyqi për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës
- Shtetasi serb e rrahu gruan në lokal, e më pastaj edhe në hotel në Ohër
- Ndalohet një person në rajonin e Kumanovës, dyshohet se shkaktoi zjarr në pronë të huaj
- Mucunski-Hoxha: U theksua rëndësia e Korridorit 8, projekt me prioritet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
- “Në Fier kam 17 hyrje, në Durrës 15!”- Belgjikë, Shqipëri e kthim, BIRN: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge
- I vrari në Gjakovë është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother-it, Elijona Binakaj


