25 August 2018 / 15:03
Reshje të vazhdueshme të shiut dhe rënie të temperaturës do të kemi gjatë dy ditëve të ardhshme njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik. Sinoptikanja Lena Jovanovska thotë se nga pasditja e së dielës do kemi mot jostabil i cili do të sjell shi të rrëmbyeshëm në disa pjesë të vendit.
Nesër paradite moti do jetë i ngrohtë me diell dhe me vranësirë lokale. Nga dreka dhe pasdite do të ketë ndryshim të theksuar të motit që do të vazhdojë gjatë natës si dhe gjatë ditës së hënë. Do të ketë dhe reshje intensive të shiut, në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut me bubullima dhe erëra të forta. Do të ketë kushte edhe për paraqitje të breshërit. Të dielën reshje më intensive do të ketë gjatë natës. Të hënën dhe të martën do të fryj erë e fortë nga drejtimi i veriut dhe do shkaktoj edhe rënie domethënëse të temperaturës ditore për rreth 10 gradë, do të sillet në intervalin nga 20 deri në 31 gradë. Të martën do të mbizotërojë mot i ngrohtë me vranësira lokale”- tha Lena Jovanovksa, sinoptikane.
Stabilizim i motit pritet nga java e ardhshme konkretisht të mërkurën lajmërojnë nga Enti Hidrometeorologjik.
Elmedina Aliji


