Samiti i radhës i Bashkimit Evropian mund të na gjejë me kontest të mbyllur me Bullgarinë dhe të marrin datë për fillimin e negociatave, thotë ish ambasadori Nano Ruzhin.
Kjo sipas tij mund të ndodh për dy aryse: për shkak të situatës së re të sigurisë në skenën ndërkombëtare dhe për shkak të vullnetit të mirë të elitës së re politike bullgare.
“Kryeministri Petkov së bashku me rrethin politik e kanë kuptuar se është shumë e rëndësishme të keni marrëdhënie të mira me shtetet.. .Mund të kemi një dozë ta caktuar optimIzmi se deri në qershor, ky problem do të tejkalohet, të tërhiqet veto-ja bullgare dhe Shqipëria me Maqedoninë e Veriut, t’i fillojnë bisedimet. Lufta në Ukrainë dhe gjithçka çka po ndodh në sistemin ndërkombëtar, e kthen elitën politike bullgare në realitet, kur shohin se në kufijt e tyre po ndodh një rend i ri botëror, efektet e të cilit askush nuk i di” – tha ish ambasadori Nano Ruzhin.
Troshanovski: Kujdes në kompromise me Sofjen
Nga Instituti për Demokraci “ Societas Civilis” sugjerojnë që në kompromiset me Bullgarinë, gjithmonë të kërkohet siguri se marrëveshjet do të prodhojnë efekt dhe se Sofja zyrtare do t’i mbajë premtimet dhe nuk do ta keqpërdor pozitën e Maqedonisë së Veriut.
“Njëherë e përgjithmonë duhet të përmbyllim se nuk do të keqpërdoren kërkesat bullgare ndaj nesh, poqëse i fillojmë bisedimet. Para së gjithash, duhet të ketë kujdes për çfarëdo lloj kompromisi nga ana jonë, të sigurohemi mirë nëse do ta marrim në kthim të njëjtën nga pala bullgare” – u shpreh Marko Troshanovski nga Instituti “Societas Civilis”.
Kohëve të fundit nga fqiu lindor vijnë sinjale se ekziston klimë pozitive për t’i tejkaluar dallimet me Shkupin. Një frymë e njëjtë po ndjehet edhe në komisionin e përzier maqedono – bullgar, në të cilin së fundmi çshtë arritur pajtueshmëri për disa periudha dhe figura historike. (TVM2)