Sindikatat janë kundër që vendi i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike t’i takojë odave ekonomike. 13 sindikata dhe lëvizje sociale i kanë dërguar një letër të hapur mandatarit Zoran Zaev, ku nënvizojnë se janë kundër këtij emërimi,
“Të gjitha qeveritë që i ka pasur Maqedonia e pavarur kanë qenë në anën e biznesit. Por, orientimi i tillë në favor të biznesit ka qenë e shprehur sidomos gjatë 11 viteve të fundit. Qeveria dhe bashkësia e biznesit kanë interesa të ndryshme, që në disa raste edhe bashkohen, por në të shumtën e rasteve janë kundër njëra tjetrës. Andaj, Qeveria dhe bashkësia e biznesit duhet të jenë të ndarë, ngjajshëm sikur shteti dhe kisha”, thuhet në letrën e tyre, shkruan Tv Koha.
Sindikatat theksojnë se midis Qeverisë dhe bizneseve duhet të ketë bashkëpunim, por ky bashkëpunim të jetë në nivel të dialogut tripalësh i kanalizuar siç thuhet përmes Këshillit ekonomik – social, ku përveç Qeverisë dhe sektorit të biznesit, të përfshihen edhe sindikatat./ Almakos.com