Organizata Sindikale e Drejtorisë Doganore në kuadër të AOGJSH-së u ka dhënë mbështetje të punësuarve nga Drejtoria e të Ardhurave Publike të cilët sot dolën në protestë paralajmëruese duke kërkuar rritje të pagave për 30 për qind.
“Organizata Sindikale e Drejtorisë Doganore – AOGJSH është në proces të vendimmarrjes për protestë nëse nuk plotësohet kërkesa për pagesën e shtesës në pagë prej 30 për qind edhe për të punësuarit e Drejtorisë Doganore (duke filluar nga janari i vitit 2023), sipas interpretimit autentik të miratuar nga Kuvendi i RMV-së”, thuhet në kumtesë.