16 Janar
Sindikata e pavarur e policisë përkujtoi Ministrinë e Punëve të Brendshme për premtimin lidhur me rregullimin e pagesës së orëve shtesë të 1500 pjesëtareve të policisë të cilat deri më tani në të shumtën e rasteve kanë përfunduar në gjyq. Nga Sindikata thonë se shpenzimet gjyqësore të MPB-së mund të përdoreshin për përmirësimin e gjendjes së policisë sepse me vite u mungojnë uniformat.
Ne në polici për momentin kemi disa stacione për të cilët tashmë kemi të dhëna të sakta të cilëve nuk u janë paguar orët shtesë të punës. E paralajmërojmë Ministrinë e Punëve të brendshme të filloj në mënyrë urgjente me vlerësimin e të gjitha listave të paraqitura nga të gjithë komandantët të cilët janë nënshkrues të listave që kanë të bëjnë me orët shtesë të punës dhe të paguajnë ato orë të punës – tha Goce Dellcev Todev, sindikata e pavarur e policisë.
Alsat-M

