Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova në mitingun e djeshëm në Strumicë tha se pushteti aktual nuk punon në favor të qytetarëve dhe se të gjitha hapat që i ndërmerr nuk janë aspak hapa europianë, siç pohojnë vetë. Siljanovska fushatën presidenciale e vazhdon sot në Dollnenë, Makedonski Brod dhe Kërçovë ku do ta mbajë mitingun qendror.
“Hapat europianë duhet të jenë kërkim të standardeve që nuk i kemi, kërkim të shtetit të së drejtës, të shtetit të sigurt, të shtetit ku mbizotëron ndjenja për solidaritet. Paramendoni, esenca e socialdemokracisë janë solidariteti, shteti social, humanizmi, ndërsa në krye të socialdemokratëve tani janë figura më të pasur në shtet”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate për presidente, VMRO-DPMNE & koalicioni.
Data 12.07.2026
Aktuale
- Publikohen çmimet e çadrave në plazhet e Shëngjinit, Velipojës, lajmëroni nëse ju kërkojnë më shumë?
- Skandal në Koçan, i arrestuari për drogë u arratis nga dritarja
- ASH: Rebalanci i buxhetit pa investime për komunat shqiptare
- Janevska: Studentët mbi 30 vjeç nuk do të pranohen më në konviktet shtetërore
- Daut Memishi vijon realizimin e projekteve për sportin, rinovohet zhveshtorja e stadiumit në Tearcë
- Për rreth 27% janë ulur lejet e ndërtimit në muajin maj
- Thaçi: PDSh jo me BDI-në, derisa në krye të BDI-së është Ahmeti
- Kallëzim penal ndaj Bordit Drejtues të M-NAV, Roja u avancua në detyrë, paga iu dyfishua


