Alsat 2019-04-09T13:29:50+02:00
Përpara qytetarëve të Kërçovës, kandidatja për presidente e mbështetur nga opozita maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova tha se në këtë qytet ka të afërt të përkatësisë shqiptare dhe turke. Ajo përsëriti qëndrimin se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme për identitetin e maqedonasve ndërkohë që si presidente premtoi se do të punojë në ngritjen e shtetit ligjor. Siljanovska deklaroi se rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet ndotjes së ajrit.
Unë si presidente e ardhshme, ndotjen dhe katastrofën ekologjike do ta shoh si dilemë të sigurisë, si krizë sigurie. Në çfarëdo vendi, parlamenti do të shpallte situatë të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes jo të mirë me ndotjen, po ata u morën me punë të tjera. Nga sundimi i të drejtës unë nuk shoh as gjurmë dhe as zë. Nuk ka sundim të së drejtës pa ndarje të pushtetit kurse tek ne, pushteti është i përqendruar në duart e Qeverisë, në duart e kryeministrit, prandaj nuk mund të ketë pengesa dhe frenime dhe të drejtat dhe liritë tona janë të kërcënuara – deklaroi Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate për presidente.
Alsat
Loading…



