Presidentja Gordana Siljanovska i dha aminin Ligjit për riorganizimin e ministrive, i cili u miratua në kuvend të shtunën rreth orës tre të mëngjesit nga 88 deputetë, njofton SHENJA.
“Më lejoni t’ju njoftoj se kam nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, i cili u votua dje në Kuvend me 88 vota “pro””, ka shkruar presidentja në Facebook. Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për një ligj që merret me shumicë prej dy të tretash, të cilin presidenti, sipas nenit 75, paragrafi (4), është i detyruar ta nënshkruajë, gjegjësisht për të cilin nuk ka të drejtë të vetos.
“Ligji është reformator dhe bashkë me të: ● Së pari, do të anulohet paralelizmi i kompetencave të shumë ministrive, duke siguruar funksionalitet dhe përgjegjësi; ● së dyti, kompetencat do të (shpërndahen) në ministritë përkatëse, të cilat do ta racionalizojnë dhe e bëjnë më efektive punën e tyre (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerare, Ministria i politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit); ● Së treti, prioritetet tona strategjike do të institucionalizohen nëpërmjet krijimit të ministrive përkatëse: (Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Transformimit Dixhital) dhe ● Së katërti, do të ngrihet niveli i kujdesit social për shëndetin fizik dhe mendor të kombit (Ministria e Sportit), njoftoi në FB kryetarja Gordana Siljanovska Davkova.
Data 16.03.2026
Aktuale
- Shtetasi serb e rrahu gruan në lokal, e më pastaj edhe në hotel në Ohër
- Ndalohet një person në rajonin e Kumanovës, dyshohet se shkaktoi zjarr në pronë të huaj
- Mucunski-Hoxha: U theksua rëndësia e Korridorit 8, projekt me prioritet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
- “Në Fier kam 17 hyrje, në Durrës 15!”- Belgjikë, Shqipëri e kthim, BIRN: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge
- I vrari në Gjakovë është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother-it, Elijona Binakaj
- Grupi “Vojvodët” përsëri sulmojnë disa të rinj në Tetovë
- Të martën fluturim i radhës për evakuimin nga Lindja e Mesme
- Australia nuk do të dërgojë forca detare në Ngushticën e Hormuzit


