Presidentja Gordana Siljanovska i dha aminin Ligjit për riorganizimin e ministrive, i cili u miratua në kuvend të shtunën rreth orës tre të mëngjesit nga 88 deputetë, njofton SHENJA.
“Më lejoni t’ju njoftoj se kam nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, i cili u votua dje në Kuvend me 88 vota “pro””, ka shkruar presidentja në Facebook. Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për një ligj që merret me shumicë prej dy të tretash, të cilin presidenti, sipas nenit 75, paragrafi (4), është i detyruar ta nënshkruajë, gjegjësisht për të cilin nuk ka të drejtë të vetos.
“Ligji është reformator dhe bashkë me të: ● Së pari, do të anulohet paralelizmi i kompetencave të shumë ministrive, duke siguruar funksionalitet dhe përgjegjësi; ● së dyti, kompetencat do të (shpërndahen) në ministritë përkatëse, të cilat do ta racionalizojnë dhe e bëjnë më efektive punën e tyre (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerare, Ministria i politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit); ● Së treti, prioritetet tona strategjike do të institucionalizohen nëpërmjet krijimit të ministrive përkatëse: (Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Transformimit Dixhital) dhe ● Së katërti, do të ngrihet niveli i kujdesit social për shëndetin fizik dhe mendor të kombit (Ministria e Sportit), njoftoi në FB kryetarja Gordana Siljanovska Davkova.
Data 14.12.2025
Aktuale
- Filipçe: Nëse pranojmë emigrantë, vendit i mbyllen përgjithmonë dyert në BE
- “Vlla, e di që nuk ke lekë, por mos ta ndijë”- Zbardhen përgjimet e grupit Rraja në trafikun e drogës: Ku është ai k***a, tani që malli është kapur…
- Kontrolle policore në Kumanovë: 14 të mitur kapen pas mesnate në lokale, njëri nën ndikimin e alkoolit
- EMRAT/ E dhunuan dhe i grabitën lekët, policia zbardh ngjarjen, arrestohet njëri nga autorët, dy të tjerë në kërkim
- Prokuroria nisë procedurë kundër pesë të miturve për dhunë në oborrin e një shkolle në Saraj
- EMRAT+FOTOT/ Po ktheheshin drejt kryeqytetit, çifti i bashkëshortëve aksidentohet në rrugën Berat-Lushnjë! Makina doli nga rruga dhe ra në kanal
- Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë në Shkup
- Aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve në Elbasan, arrestohen 16 persona, 9 prej tyre të huaj (EMRAT)


