Snajperistët e forcave speciale (SAS) do të jenë në rrugët e qyteteve kryesore britanike sonte, ndërsa qytetarët do të mirëpresin festën e vitit të ri dhe ndërrimin e viteve
Ushtarët e forcave speciale do të mbikëqyrin turmat në sheshin Trafalgar të Londrës, Birmingham, Manchester, Liverpool dhe Edinburg. Pasi është e njohur praktika e britanikëve që dalin të festojnë në rrugë dhe në lokalet shumta.
Sharp-shooters do të pajisen me pushkë Barrett Light . 50, e cila mund të ndalojë një automjet në gati një milje.
Xhihadistët kanë bërë kërcënime të ashpra online për të shkaktuar kaos në festimet e Vitit të Ri.
Një imazh shqetësues tregoi një shpërthim në brigjet e Thames gjatë festës vjetore të fishekzjarrëve.