Personalisht, Sibela Almimovska i kërkon falje Ministrit për Kulturë, z. Asaf Ademit i cili me naivitet dhe dashakeqësi është sulmuar nga disa portale dhe individ çpifës lidhur me deklaratën time për portalin PortAlb Mk ne lidhje me refuzimin e projektit të Shoqatës Joqeveritare “22 Nëntori” kushtuar Ditës se Alfabetit. Projekti është refuzuar në kohën e ish ministrit per kulture, z. Robert Allagjozov dhe ish sekretarit shtetëror per kultur z. Valmir Aziri. Ky problem nuk ka te bej aspak me ministrin aktual z. Asaf Ademi. Personalisht nuk e njohë dhe nuk kam patur rast të takohem me ministrin aktual, por shpresoj së shpejti me një delegacion të shëndosh nga qyteti i Manastirit do të kërkoj një vizit oficiale ku shpresoj të na jepet mundësia ti shpallosim të gjitha problemet, nënçmimet dhe shkeljet nga ky institucion.


