Të martën, Policia e Kosovës ka arrestuar një mësimdhënëse nga Peja, ajo po dyshohet se mashtroi bujqit për subvencione.
Gazeta Insajderi nga burime të sigurta mësoi se bëhet fjalë për mësimdhënësen Gjylfidane Morina.
Policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
Sipas policisë e dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je dyshohet e ka mashtruar persona të ndryshëm ku ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me urdhër nga Gjykata Themelore, kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se e dyshuara ka kryer veprën penale ‘mashtrim’. E dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-e, dyshohet se duke mashtruar persona të ndryshëm ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme”.
Policia ka kryer kontrolle në objektet e të dyshuarës meqë rast ka konfiskuar dëshmi që lidhen më rastin.
E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mësimdhënësja e arrestuar dyshohet se mashtroi me subvencione në vlerë 300 mijë euro.