10 Tetor 2018 / 15:35
Prokuroria Speciale kërkoi që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të arrestohet nga policia dhe të sillet në gjykatë për ta gjykuar për “shuplakat e porositura në Qendër”. Arsyeja për hapin e këtillë të prokurores Fatime Fetai ishte vonesa e Gruevskit. Por, pas 20 minutave, ai u paraqit në sallë. PSP-ja sot kërkoi procedurë të veçantë për të akuzuarin Mitko Pecov. As ai sot nuk u paraqit në gjykim për shkak të problemeve shëndetësore.
I akuzuari është vazhdimisht i sëmurë. Tani ka thyer vertebrën dhe se do të shërohet brenda një muaji. Siç ka nisur i akuzuari, mund të presim që të mbetet shtatzënë- ironizoi Fatime Fetai, PSP.
Gjykata e pranoi propozimin e PSP-së dhe Pecovit do t’i gjykohet ndaras. Seanca e sotme vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Çfarë ka ndodhur në vitin 2013 në seancat e Komunës Qendër, rrëfeu kryetari i atëhershëm i Këshillit, Mirosllav Shipoviq. Tregoi se dikush tërë kohën i ka koordinuar këshilltarët e VMRO-DPMNE-së përmes telefonit, ndërsa kolegët e tij Daniella Rangellova dhe Tomisllav Llazarov, madje i kanë hipur mbi tavolinë. Në listën e dëshmitarëve është edhe kryetari i tanishëm i Qendrës, Sasha Bogdanoviq. Përshtypje të veçantë i ka lënë sjellja e turmës.
Mënyra dhe sjellja vulgare në të cilin ishin të gatshëm për ta parandaluar, anuluar këtë seancë në të cilën duhej të hidhen poshtë planet e detajuara urbanistike e gjithë kjo me qëllim që të parandalohet “Shkupi 2014 -tha Sasha Bogdanoviq, kryetar i Komunës Qendër.
Gjykimi për shuplakat e porositura në Qendër filloi para dy viteve dhe ishte në mesin e rasteve të para të PSP-së. Në këtë lëndë, dy të akuzuar e kanë pranuar fajin tashmë, ndërsa dy të tjerëve do t’u gjykohet ndaras. Për veprën penale “dhunë” janë akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, bashkëpunëtorët e tij të afërt, Mile Janakievski dhe Daniella Rangellova, por edhe nëntë persona të tjerë.
Ile Petrevski