Sipas një analize të opinionit publik për procesin e Maqedonisë për hyrje në BE (2014-2017), të punuar nga “Societas Civilis”- Shkup dhe “Konrad Andenauer”, përqindja e qytetarëve të cilët janë pro anëtarësimit të Maqedonisë në BE, ende mbetet në nivel të lartë.
Në pyetjen se nëse javën e ardhshme mbahet referendum për hyrje të Maqedonisë në BE, 73 % e qytetarëve do të votonin për, 17 kundër, 8% nuk e dinë dhe 1% nuk do të votonin.
Sipas autorit të analizës, Ivan Damjanovskit, problemi me emrin me fqinjin jugor është arsyeja kryesore për rënien e përkrahjes së anëtarësimit të vendin në BE në dhjetë vitet e fundit.
“Zgjidhja e problemit të emrit është në një farë mënyrë edhe pengesa kryesore e Maqedonisë drejt anëtarësimin dhe analiza e vërteton atë. Shohim se interesante është ajo që në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016, rritet numri i të anketuarve të cilët do të mbështesin anëtarësimin në BE, madje edhe nëse kushtëzohet me ndryshimin e emrit të shtetit. Supozimi është se intensifikimi i negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit ka ndikuar në rezultatet e analizës”,- u shpreh autori i analizës, Ivan Damjanovski.
Sipas analizës, 51% e të anketuarve mbështetjen për anëtarësimin në BE do ta japin për shkak të përmirësimit të standardeve të jetesës dhe 23 për qind për shkak të uljes së papunësisë.
Dymbëdhjetë për qind besojnë se kjo do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin e vendit, dhe pesë për qind se do të lejohet të punohet punë jashtë vendit.