Pas orës 10 shumë qytetarë në Komunën e Tetovës nuk e kanë gjetur veten në listën e votuesve. Disa prej tyre thonë se kanë qenë listë në zgjedhjet e kaluara, ndërsa janë fshirë në këto zgjedhje, ndërsa disa të tjerë sapo kanë mbushur moshën për të votuar. Një qytetare tjetër është ankuar se vajzës së saj me aftësi të kufizuar nuk I është mundësuar të votojë dje siç parasheh kodi zgjedhorë, por e njëjta është detyruar që sot ta sjellë të bijën në vendvotim. Shumica e qytetarëve që nuk kanë gjetur veten në listën e votuesve dhe kishin ankesa të ngjashme nuk deshën të flasin para kamerave, por kamera e Televizionit SHENJA arriti të sigurojë disa denoncime të kësaj natyre.
Data 13.10.2025
Aktuale
- Osmani: Kam plan të qartë, të gjitha ndërtesat në Çair do të kenë ashensor
- MSH: Po shpërndahen vaksinat kundër gripit sezonal
- Ekstradohet nga Dubai Amar alias Dritan Shkëmbi, u arrestua për atentatin ndaj ish prokurorit Ndoji
- A e thirri Prokuroria, Oliver Spasovskin?
- Zgjedhjet lokale: Çfarë ndodh pas numërimit të votave për Asambletë Komunale?
- Këto janë tri komunat që PDK i fitoi pa balotazh, në gjashtë e pret balotazhin
- Këto janë komunat që LDK-ja i fitoi ose është në garë për balotazh
- Karabinierët zbulojnë magazinë droge në banesën e një shqiptari në Romë, arrestohet 22-vjeçari