Shtresë më e lartë e borës nga 64 centimetra në Maqedoni, në mëngjes në orën 8:00 është matur në Mavrovë. Në Gjurishte janë matur 43 centimetra borë, në Pozharan 40, në Llazaropole 38, në Krushevë 28, Manastir 23, Tetovë dhe Berovë 21, Demir Kapi 17, Shkup 16, Shkup-Petrovec 14, Strumicë 10, Kriva Pallankë 8, Topollçan 5, Pretor 4, Prilep 3 dhe Shtip 2 centimetra, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Mëngjesin e sotëm në orën 8:00 temperaturë më e ulët nga -136 gradë është matur në Tetovë, -11 në Shkup Petrovec, -10 Mavrovë, -8 në Shkup, -7 në Berovë, -6 në Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Pozharan, -4 në Vinicë, Krushevë, Llazaropole dhe Manastir, -3 në Dibër, Shtip, Topollçan, Gjurishte dhe Demir Kapi, -2 Prilep, -1 Pretor dhe Strumicë, 1 në Ohër dhe Gjevgjeli, 2 në Dojran.
Gjatë natës së kaluar si dhe në mëngjes në vend po mbizotëron mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i qetë. Në pjesët jugore, gjegjësisht në Pretor ka reshje të dobëta të kohëpaskohshme.
Moti deri në fund të ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i qetë. Nëpër disa fushëgropa do të ketë vranësira të vogla dhe mjegull të dobët. Gjatë ditës do të ketë zvogëlim të vranësirave posaçërisht në pjesët veriore të vendit.
Në rajonin e Shkupit do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë me periudha të ngrohta, por edhe me paraqitje të mjegullës së dobët. Temperatura do të arrijë deri rreth 2 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni do të mbajë mot kryesisht stabil dhe i thatë, gjegjësisht do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha të ngrohta dhe paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa dhe luginat e lumenjve.
Të enjten dhe premten do të ketë rritje të vranësirave me kushte për reshje lokale të shiut. Temperatura e ajrit do të ketë tendencë të rritjes.
Nga fundi i javës do të ketë ngrohje të konsiderueshme, ndërsa kjo pritet që të shkaktojë shkrirje të përshpejtuar të shtresës së borës, thonë nga DPHM-ja.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Mbi 1600 gjoba gjatë fundjavës së zgjatur
- BDI: 40 avancime në Regjistrin Qendror, asnjë për shqiptarët
- “Kam 35 vite nëpër gjyqe!”- Harta e re, “mali” i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit, BIRN: Stoku shtohet! Kosto të mëdha për qytetarët që kërkojnë drejtësi
- VMRO-DPMNE ngre dyshime të forta: A ishte Bashanoviq ndërmjetës në marrëveshje kyçe dhe ndryshimin e emrit të shtetit?
- Bllokohen 50 tonë ushqim! Ndalohet importi i mishit dhe arrave të pasigurta
- Reagon BDI: 40 avancime në Regjistrin Qendror, 0 për shqiptarët!
- Ja sa pritet nafta të shtrenjtohet nga mesnata në Maqedoninë e Veriut?
- Një banor i Kumanovës vdiq pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore deri sa po voziste veturë

