Shumë arrestime, sulme dhe denoncime kanë ndodhur dje në Tetovë. Kështu rreth orës 11 e 15 minuta, në rrugën ,,114” në Tetovë, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, i kanë privuar nga liria 24-vjeçaren M.J. nga Pallçishti i Epërm dhe 31-vjeçarin B.R. nga Tetova.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës së tyre ,,Folkcvagen Golf” me targa të Tetovës, e cila ka qenë e parkuar dhe në të kanë qëndruar personat në fjelë, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Dy personat janë mbajtur në Stacionin policorë Tetov,ë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ku edhe do të pasoj parashtresë adekuate.
Po ashtu, dje (23-qershor) rreth orës 15 e 40 minuta, në Tearcë të Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 35-vjeçarin E.I. nga Tearca, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate.



