Pas rritjes së fundit të çmimit të derivateve të naftës këtë javë më 25 dhjetor, prej 1 janarit do të rriten për 3.5 denarë për shkak të akcizës së lartë të naftës.
Kështu çmimi i Eurodisel më 1 janar duhet të arrijë 58.5 denarë për litë.
Çmim të ri do të ketë pas një jave kur Komisioni Rregullator për Energjetikë do të sjellë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës.
“Rekomandimet e BE-së janë që këto akciza duhet të jenë 0.33 eurocentë, ndërsa tek ne arrinë 0.20 eurocentë. Me rritje do të duhet të shkojë në 0.26 eurocentë”, thonë nga Qeveria për paralajmërimet e rritjes së akcizës së dizelit.
Siç thonë nga qeveria arsye për rritjen e akcizës, është të destimulohet përdorimi i bizelit me qëllim që të zvogëlohet ndotja e ajrit.
Të ardhurat që planifikohen nga buxheti i shtetit për vitin 2018 nga rritja e akcizës për tre denarë, arrijnë 1.6 miliardë denarë dhe nga TVSH-ja nga shitja e dizelit për rreth 350 milionë denarë.