Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot u takua me euro ambasadorin Samuel Zhbogar, transmeton Tetova1.
Në takim janë prezantuar projekte për përmirësimin e mjedisit shoqëror. Temë e diskutimit njashtu ka qenë edhe situata aktuale politike në vend. Në pyetjen nëse më mirë VMRO-DPMNE të futet në koalicion me BDI-në ose të jetë kundërshtar, Dehari deklaroi se më mirë do të ishte që të jetë kundërshtar, pasi që kjo gjë do t`i motivonte të punoje më shumë.
Sipas Zhbogar është shumë me rëndësi që të formohet një qeveri e cila do të merret me reformat prioritare, të cilat janë të shënuara në raportin e fundit të Komisionit Evropian.
Përndryshe kjo përgjigje e kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, sipas informatave jo zyrtare të Tetova1 vjen pas një marrëveshje të fshehtë midis BDI-së me VMRO-DPMNE-në që kryetari i Parlamentit të jetë i dëshiruari i VMRO-DPMNE-së, Talat Xhaferi, ndërsa Kërçova t`i kthehet VMRO-DPMNE-së./Tetova1/