Një i burgosur 68-vjeçar nga Koçani i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Shtipit, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori I Burgut , Miki Todorov, sipas të cilit bëhet fjalë për D.M. nga Koçani. Ai dje me automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Spitalin klinik në Shtip, ku ka qëndruar disa orë, ndërsa mëngjesin e sotëm është lëshuar nga spitali.I dënuari ka ndërruar jetë sapo është kthyer në burg dhe për këtë janë njoftuar ekipet e Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, të ciëat e kanë konstatuar vdekjen. Për vdekjen e të burgosurit është njoftuar SPB Shtip.


