Ersida, nëna e vajzës së dhunuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” nga “Evis Ahmeti” foli për takimin që ka zhvilluar me të bijën e mitur, duke treguar se kishte shkuar mirë, ndryshe nga herët e tjera ku vajza vetëm qante.
Gjatë emisionit ajo u shpreh se nuk ka denoncuar më herët dhunën që i është bërë vajzës pasi nuk dinte gjuhën dhe nuk kishte asnjë njeri ku të mbështetej.
Shteti francez i ka marrë fëmijët çiftit shqiptar, ndërsa nëna e fëmijëve tha se në datën 26 nëntor bën një vit që nuk i ka parë vajzat.
“Ne dje kemi takuar fëmijët dhe për momentin nuk kemi probleme. Takimi me vajzat shkoi mirë. Vajza e madhe kishte ndryshuar pak ishte me mirë më ka përshëndetur dhe takuar. Më parë qante shumë, por mesa pashë dje shpresoj që gjërat të jenë rregulluar. E di që ka pasur shumë reagime, por problemi është shumë janë shprehur se unë si nënë përse nuk e kam denoncuar, pasi me ka ardhur me gjuhë të prerë dhe shenja dhune. Unë nuk dija ku të shkoja, më duhet të flisja vetëm me asistencën, ku unë nuk dija ku është policia , gjykata. Para 5 muajve kam mësuar. Kam ardhur këtu u kam thënë asistencës dhe më kanë thënë të mos e bëj problematike. Unë këtu nuk di gjuhën dhe normal një njeri që nuk ka mbrojtje do të tërhiqej. Në datën 26 nëntor bëj një vit parë i parë vajzat”, u shpreh ajo.
Ajo gjithashtu u shpreh se e kanë e akuzuar se vuan nga shëndeti mendor, ndërsa tha se nuk ka pasur asnjë takim me psikologë dhe psikiatër.
“Mua më ka ardhur një fletë nga gjyqi ku thuhet se mamaja është e çmendur. Unë kam ngritur zërin për fëmijët sepse nuk i shikoja do të sëmurë, vajza ishte goditur, fëmija tjetër e goditur si edhe me morra. Le të vijnë këtë francezët , si mund ti bëjnë njerëzit të çmendur.
Po ashtu kanë treguar video të fëmijës së dhunuar dhe të veshur jo mirë.
Nëna e fëmijëve mes lotësh tregon se vajza kishte frikë nga punonjësja sociale dhe se për këtë arsye nuk ka treguar për dhunën.
“E kam pyetur vajzën ku je vrarë dhe nuk fliste. Fëmija im ka pasur frikë nga asistentja që kujdesej. Ajo e ka goditur fëmijën tim. Edhe në video i kam thënë fëmijës nga se ke frikë , dhe fëmija thoshte Zhuset , Zhuset… pra asistentja që kujdeset… Është e njëjta që vajza vjen nga kopshti. Dje më kanë ardhur të gjitha rezultatet nga doktori. Të vajzës së dhunuar nuk ma kanë sjellë që është ne spital me depresion, nunuja ka refuzuar të më sjellë dokumentet. Përse letrat e vajzës së vogël që është e shëndoshë e mirë vijnë dhe letrat e vajzës së madhe nuk më janë dorëzuar”, tregon më tej ajo.



