Përfaqësues nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnjë
e Hercegovina marrin pjesë në Forumin rajonal për e-bujqësi që mbahet në Novi Sad në organizim të FAO-s.
Në forumin treditor do të bisedohet për atë se si me zbatimin e teknologjive informatike dhe komunikuese mundet që bujqësia dhe prodhimtaria e ushqimit të jenë më efektive, më të sigurta, të shëndetshme ekologjike dhe përfituese për bujqit.
“Bujqit munden mirë t’i shfrytëzojnë teknologjitë informatike dhe komunikuese në planifikim, prodhimtari dhe marketing të prodhimeve të tyre”, thotë Nevena Aleksandrova Stefanova, nëpunësve FAO për sisteme inovative bujqësore dhe këmbim të dijeve.
Ajo shton se përfitimet nga teknologjia nuk vijnë vetvetiu, por nevojiten politika adekuate, infrastrukturë dhe rregullativa me qëllim që të ketë dobi të barabartë dhe askush të mos anashkalohet.
Nga FAO i nxisin shtetet që të zhvillojnë strategji për e-bujqësi, si dhe udhërrëfyes për implementim. Ky si pilot projekt tanimë po realizohet në rajonin e Azisë dhe Pacifikut, si dhe në Shqipëri, ku ishte i zhvilluar sistemi një-sportel në kuadër të projektit të FAO-s.
E-bujqësi nënkupton disejnim, zhvillim dhe zbatim të mënyrave inovative për shfrytëzim të teknologjive informatike dhe komunikuese në sferën rurale.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Aliu: Në Neurokirurgji për herë të parë është aplikuar videoangiografia fluorescente intraoperative gjatë trajtimit kirurgjik të aneurizmave në tru
- Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e lidhur me bandën e Suel Çelës
- Raportohet epidemi helmimi nga ushqimi në Kumanovë – gjashtë persona janë sëmurë
- Gjorgievski: Çmimi i bukës nuk do të shtrenjtohet
- Deputeti gjerman, Ahmetoviq: Vuçiq po e destabilizon Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi
- Syla: E turpshme që nuk ka një falendërim nga udhëheqësit e Kosovës për dëshmitarët e mbrojtjës në Hagë
- Ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare, kapet në Itali 33-vjeçari me identitet të rremë
- Brohoritjet antishqiptare në Kumanovë, fajtorët ende të lirë, policia ende nuk ka dorëzuar asnjë padi penale