Me 11.04.2019 në ora 20.45 në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës, është vërtetuar se pasaporta e personit M.A.(31) nga Republika e Shqipërisë është e falsifikuar, transmeton Almakos.
Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.