Me 05.02.2019 në 05.20 në vendkalimin kufitar Aerodrom Shkup është arrestuar personi L.S.(23) nga Republika e Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për falsifikim dokumentesh, transmeton Almakos.
Në vendkalimin kufitar ai është paraqitur për të udhëtuar me letërnjoftim italian dhe kartelë shëndetësore italiane në emër të T.B.J.(20). Pas kryerjes së kontrollit është konstatuar se ai nuk është futur në Republikën e Maqedonisë me lëtërnjoftimin e përmendur, pas së cilës është kryer kontroll mbi të dhe është gjetur pasaporta shqiptare me emrin L.S.(23) nga Shqipëria.
Gjatë bisedës me zyrtarët policor ai ka thënë se letërnjoftimin italian dhe kartën shëndetësore i ka blerë në Shqipëri për 1000 euro ndërsa për hyrje e ka përdorur pasaportën shqiptare.
Ai më vonë është dorëzuar te inspektorët e Qendrës Regjionale për punë kufitare në Veri për procedurë të mëtutjeshme.