Në pikën kufitare Qafë Thanë, doganierët kanë zbuluar 21 kilogram troftë të freskët të fshehur në hapësirën e rezervës së gomës të një makine, me të cilën udhëtonte një shtetas i Shqipërisë, përcjell TV21. Sipas Doganave, personi në fjalë është ndëshkuar sipas procedurave për tentativën e importit të ushqimit të pasigurt, i transportuar në kushte jo të përshtatshme dhe pa certifikatat e nevojshme.
“Në hyrje të shtetit, në pikën kufitare Qafë Thanë, doganierët zbuluan 21 kilogram troftë të freskët të fshehur në hapësirën e rezervës së gomës në një makinë me të cilën udhëtonte një shtetas i Shqipërisë. Është ndërmarrë procedurë e përshtatshme kundër personit që tentoi të importojë në mënyrë të paligjshme ushqim të pasigurt – i transportuar në kushte të papërshtatshme dhe pa certifikata e leje të nevojshme”, thonë nga Drejtoria e Doganave duke shtuar se që nga fillimi i vitit kanë parandaluar tentime për kontrabandë të mbi 4 ton ushqimesh, përfshirë kryesisht vaj ulliri – 560 litra, dhe 3,7 ton fruta dhe perime.