Nënsekretari për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter.
“Donald Trump ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë”, ka shkruar ai.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se nuk ka asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.
“Do të ketë vetëm marrëveshje të mira”, u shpreh shkurt Hoti para nisjes në Shtëpinë e Bardhë.