Një xhami në qytetin nigerian Zaria është shembur gjatë lutjeve, duke vrarë të paktën shtatë persona, thonë zyrtarët.
Sipas mediave të huaja, në momentin e shembjes të premten, në xhami ishin qindra besimtarë.
Siç thuhet më tej, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shembjes ndërkohë që emiri i zonës tha për mediat lokale një çarje ishte zbuluar në një nga muret të enjten.
Xhamia mendohet të jetë më shumë se një shekull e vjetër.
Ndryshe, Nigeria ka një histori të gjatë të shembjes së ndërtesave.
“Katër trupa u gjetën fillimisht”, tha një zëdhënës i këshillit Abdullahi Kwarbai për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Më pas tre të tjerë u gjetën pasi ekipi i shpëtimit kontrolloi xhaminë e shembur”, shtoi Kwarbai.