Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 20 aksidente trafiku, prej të cilëve në gjashtë lëndime të lehta trupore kanë marrë shtatë persona, ndërsa 14 kanë kaluar me dëme të shkaktuara materiale.
Policia e trafikut të premtën keu ekspertizë në 10 aksidente trafiku. Në pesë prej tyre lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.
Siç informoi për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski, të shtunën është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente trafiku. Dy persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në një aksident trafiku, ndërsa është shkaktuar dëm material në gjashtë aksidente.
Dje është realizuar ekspertizë në tre aksidente trafiku dhe të njejti janë vetëm me dëme të shkaktuara materiale.
Gjatë tre ditëve të kaluara nga ana e policisë së trafikut, janë sanksionuar 67 drejtues të automjeteve të cilët me automjetin kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 13 drejtues e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, katër drejtues kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, si dhe 18 drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, gjegjësisht të paregjistruar. Janë dënuar edhe 85 automjete të parkuar në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, gjatë tre këtyre tre ditëve janë larguar 128 automjete të cilët në masë më të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit këmbësorik ashtu edhe të atij motorik.
Data 01.07.2026
Aktuale
- Zbulohen dy planetë gjigantë me strukturë si shkumë
- Aksident trafiku në Kumanovë, humb jetën një 49-vjeçar
- Protesta e 31-të, Gent Progni: Grushti që mora ishte goditje për të gjithë protestën! Shefi i “Shqiponjave” na shtynte dhe shante! Mbushëm me 100 vezë makinën e Braçes
- Mickoski zbuloi vetëm emrat e ministrave të VMRO-së, për VLEN-in dhe ZNAM-in tregoi vetëm resorët
- Aco Velkovski: Kandidatët për funksionarë së pari të provojnë se nuk kanë konflikt interesi
- Posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë nuk do të ekzistojë, kompetencat i kalojnë kryeministrit
- “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që vrau 32 vjeçarin në Ferizaj
- “Çfarë ke bërë në 4 mandate?”- Protesta e 31-të, mjeku Ilir Allkja i drejtohet Ramës: Ke dështuar, jep dorëheqjen!

