Shtatë padi penale ka ngritur policia për shkak parregullsive të bërë në ditën e votimit. Tetëmbëdhjetë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe janë të dyshuar se kanë bërë vepra penale lidhur me zgjedhjet.
Janë regjistruar vepra penale në rajonin e SPB Strumicë, Veles, Kumanovë dhe Manastir, ndërsa kanë të bëjnë me veprat penale “shkelje të fshehtësisë së votimit”, “shkelje të lirisë së përcaktimit për përzgjedhje dhe votim”, “pengim të zgjedhjeve dhe votimit”, “dhunë”, “shkatërrim të mjeteve të huaja”, “zhdukje të materialit zgjedhor”.
Sipas kodi zgjedhor për këto vepra parashikohet dënimi me burg prej më së paku tre vite, por nga MPB thonë se ende po punojnë në grumbullimin e fakteve. Poashtu ata kanë informuar se janë duke punuar në 40 raste në të cilat ka indikacione serioze se ka pasur blerje të votës, fotografim të votës, bartje të votuesve në vendvotimet dhe tentim për mbushje të kutive të votimit.