Tre persona, prej të cilëve njëri më rëndë, janë lënduar në tre nga gjithsej shtatë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga ana e policisë së komunikacionit janë sanksionuar 32 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, dy kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 12 shoferë kanë lëvizur pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar. Janë gjetur edhe 57 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
Me automjetin special policor janë larguar 77 automjete.