Gjatë mbëmjes së kaluar (14/15.08.2021) në periudhën nga ora 22:00 deri më ora 05:00, Sektori për Çëhtje të Komunikacionot pranë DSP-së me angazhimin e nëpunësve policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Sektorët e Punëve të Brendshme në Shkup, Veles, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë realizuan kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë të cilës janë shqiptuar gjithsej 119 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Prej tyre, për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit janë sanksionuar 78 shoferë, kurse janë shqiptuar gjoba edhe për kundërvajtje tjera. Të gjithë atyre të cilët kanë shkelur rregullat në trafik u janë shqiptuar gjoba përkatëse.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.