Gjatë ditës së djeshme (27.03.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 502 shoferë, prej tyre dyzet e nëntë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse gjashtë shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.. Poashtu është konstatuar se 44 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 132 jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.