Gjatë ditës së djeshme (18.09.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 310 shoferë, prej tyre 29 shoferë me shpejtësi më të madhe mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Gjatë kësaj, 111 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit, kurse 199 në vende të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.